Vdes njëri nga dëshmitarët, Haga lejon familjen të dëshmojë kundër drejtuesve të UÇK-së

05 tetor 2023 | 11:29

Në Hagë po vazhdon gjykim ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe  Rexhep Selimi.

Më 4 tetor, trupi gjykues e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ata gjykohen për krime të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor i fitores së Chicago Fire…