![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/demaj.jpg)
Kapitenja Demaj shkëlqen me pesë gola në barazimin e Ringkobingut
Kapitenja e Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj ka shkëlqyer me pesë gola për skuadrën daneze, Ringkobing.
Ringkobingu ishte duke udhëhequr gjithë ndeshjen ndaj Sonderjyskes, por në fund rezultati ishte 27:27. Në sekondën e fundit, Demaj kaloi bukur një kundërshtare dhe u faulua rëndë. Dukej si penallti dhe Ringkobingu është ankuar për vendimin që të jepet vetëm “nëntëshe”. Me “murin e gjallë” para, Demaj nuk konkretizoi goditjen e fundit.
Gjithsesi forma e saj është lajm i mirë në prag të ndeshjeve me Danimarkën që i kemi javën e ardhshme.
Ndeshja pozitive të mërkurën kishin edhe Marigona e Arlinda Hajdari, ndonëse skuadrat e tyre pësuan.
Silkeborgu i Marigonës pësoi 30:26 nga Skanderborgu. Marigona i kishte dy gola. Bjerringbro pësoi 36:24 nga Kobenhavn. Arlinda e kishte një gol e dy asistime.