PDK-ja propozon rezolutë për fuqizimin e policisë, kundërshtohet nga LV-ja

05 tetor 2023 | 12:16

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka propozuar rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Tahiri tha se kjo rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës

“Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu siç ishim unikë para një jave, të jemi unik që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, këtë propozim të PDK-së e ka kundërshtuar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Ky propozim është përkrahur nga LDK-ja dhe AAK-ja, por kur është hedhur në votim deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë në votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.45€…