Petronijeviqi kishte fshehur dëshmi të krimeve serbe në Kosovë më 1998

05 tetor 2023 | 12:22

Avokati serb, Goran Petronijeviq, i cili po e mbron terroristin Milan Radoiçiq, ka fshehur dëshmi të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kështu ka thënë themeluesja e Fondit për Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq në një postim në “X”.

Ajo ka thënë se Petronijeviq kishte pranuar publikisht se ia kishte mbuluar kryqin një shqiptari të vrarë më 1998, kryq të cilin forcat serbe ia kishin gdhendur në ballë.

“Si mysafir në ‘TVHappy’, avokati Petronijeviq kishte pranuar se më 1998, teksa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, ai kishte mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë, të cilit policia serbe ia kishte gdhendur një kryq, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe për ta shpëtuar Serbinë nga bombardimet”, ka thënë Kandiq.

Videoja ku Petronijeviqi e pranon se ka mbuluar dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën…