Osmani në samitin e Granadës: S’ka arsye për takim me Vuçiqin

05 tetor 2023 | 12:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave në samitin që po mbahet në Granada.

Osmani e ka mohuar se mund të ketë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, pa u vendosur sanksione, nuk do të ketë dialog.

“Nuk ka arsye për t’u takuar para sanksioneve për Vuçiqin. Së pari sanksione, pastaj takim”.

“Nuk ka arsye për takim, së pari sanksione pastaj dialogu”, ka insistuar Osmani.

Sipas Osmanit, sanksionet kundër Serbisë, do të jenë garanci për sigurinë në Kosovë, rajon dhe krejt Evropën.

“Sanksionet kundër Serbisë, garancionet e sigurisë për Kosovën, sapo t’i kemi këto në vend, Serbia ta kuptojë që përdorimi i dhunës nuk është zgjidhje. Dialogu dhe paqja janë të rëndësishme”, ka thënë ajo

Osmani e ka krahasuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me liderin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Nga Libri i Millosheviqit dhe nga libri i Putinit ata thonë se e duan paqen, por në të vërtetë duart e tyre janë të përfshira në këtë proces. Ajo që ndodhi më 24 shtator është kryer me urdhrin e Serbisë. Shpresojmë që ky sulm nuk do të ndikojë në paqen dhe stabilitetin. Spanja të marrë masa ndaj këtij sulmi”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 tetor, në “Stadio Olimpico” të Barcelonës, vendasit “katalanas”…