Takohen ish-të plagosurit e UÇK-së

05 tetor 2023 | 16:19

Ish-ushtarët e UÇK-së, të cilët ishin plagosur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Hajdar Beqa dhe Artan Tolaj, janë takuar prapë së bashku. Hajdar Beqa, i cili tani është deputet i Kuvendit të Kosovës, ka publikuar në “Facebook” dy fotografi, në të cilat shihet së bashku me Artan Tolajn. Në njërën foto janë të dytët të plagosur në vitin 1999 në betejat e luftës dhe fotografia është shkrepur pasi janë trajtuar nga mjekët, ku shihen të fashuar në shumë pjesë të trupit, ndërsa fotografia tjetër është bërë në fshatin Lumbardh të Deçanit në pëvjetorin e bashkëluftëtarit të tyre.

Kështu ka njoftuar ish-ushtari i UÇK-së, deputeti Hajdar Beqa.

“Me shokun e luftës dhe të paqes Artan Tolaj, 1999-2023!”, ka shkruar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Abazi Kur dy ditë pas përpjekjes për organizim të…