AUV: Speci i freskët nga Maqedonia e Veriut nuk ka mbetje të pesticideve mbi limite

05 tetor 2023 | 21:36

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka konfirmuar se speci i freskët nga Maqedonia e Veriut nuk ka mbetje të pesticideve mbi limite.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përveç kontrolleve të rregullta zyrtare merr mostra të produkteve sipas planit të mostrimit. Pas shpërndarjes se informatave, se disa vende te BE-së kane ndaluar qarkullimin e disa produkteve me origjine nga Maqedonia Veriore pas konstatimit se përmbajnë nivel mbi normë te kontaminuesve kimik-pesticideve. Me qëllim të heqjes së dyshimeve rreth mbetjeve të pesticideve në spec të freskët. Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së menjëherë ngrit kontroll në masën 100% në te gjitha fazat, duke kryer edhe marrjen e mostrave sipas PSO. Parametri për testim analitik, përcaktimi i niveleve maksimale të mbetjeve/pesticideve ( MRL)”.

“Ngarkesat e mostruara, me urdhër të inspektorit u është ndaluar shitja dhe përdorim deri ne rezultat te analizave. Menjëherë janë dërguar mostrat në laborator jashtë vendit ( të përcaktuar nga AUV). Ku të gjitha mostrat e marra (7 mostra) nga ngarkesa të ndryshme kanë rezultuar se prezenca e pesticideve është brenda limiteve të pranueshme për konsum. Përmes këtyre masave shtesë, ne kemi përmbushur mandatin ton ligjorë. Duke garantuar se produktet qe janë duke u importuar në vendin tonë edhe me anë të analizave laboratorike dëshmohet se janë të sigurta për konsum”.

“ AUV gjithmonë mbi secilin dyshim të ngritur do të veproj me të gjitha kapacitetet, për ndërmarrjen e vrapimeve ligjore për të garantuar produkte të sigurta në treg. Synimi ynë primarë është ruajtja e shëndetit të konsumatorëve”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në finalen e Superkupës mes pjesëve janë pensionuar dy basketbollistet…