![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/reka-1.jpg)
Reka vazhdon takimet në Nju-Jork, takon përfaqësuesen e Gjermanisë në OKB
06 tetor 2023
| 13:20
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, po vazhdon takimet me përfaqësues të ndryshëm të vendeve që janë pjesë e OKB-së.
Kësaj here, ambasadori Reka ka takuar përfaqësuesen e përhershme të Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse.
“Nga takimi i djeshëm me ambasadoren Antje Leendertse, Përfaqësuese e Përhershme e Gjermanisë në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.