Përzgjedhësi i Zvicrës: Ja pse nuk e ftova Jasharin

06 tetor 2023 | 13:35

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin është deklaruar në një konferencë për media pas listës së publikuar për ndeshjet e muajit tetor.

Përveç tjerash, 49-vjeçari në konferencë është pyetur nga gazetarët edhe një herë tjetër për kritikat e Granit Xhakës që bëri ky i fundit gjatë ndeshjeve të shtatorit.

“Mjaft është folur për temën. Fokusi është vetëm te skuadra dhe ndeshjet. Çdo gjë tjetër nuk duhet të na shpërqendrojë”, ka thënë Yakin, njofton “Blick.ch”. Yakin më tej foli edhe për disa futbollistë tjerë që nuk u ftuan, përfshirë lojtarin me prejardhje shqiptare, Ardon Jasharin.

“Nuk është një heqje dore. Jeni në një pozicion ku ka shumë lojtarë në dispozicion dhe dëshironi t’i lini të gjithë të luajnë nëse është e mundur. Është shumë më e rëndësishme që lojtarët si Jashari apo Rieder, të cilët ende lejohen të luajnë në U21, janë aty dhe po marrin kohën e tyre të lojës”, ka shtuar  Yakin.

Reprezentacioni i Zvicrës më 12 tetor do të përballet me Izraelin në udhëtim, ndërkohë tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë pjesë e listës së futbollistëve të ftuar për këto ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…