Vendimi i qeverisë Kurti, Deliu: Injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve

06 tetor 2023 | 13:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se me vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave për të mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare nga opozita, në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është bërë shantazh ndaj deputetëve.

Ajo ka thënë se ky është edhe një injorim i hapur ndaj obligimeve kushtetuese.

“Çele guri gojën. Asnjë përgjigje e kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokulur.  Përndryshe, ky është injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Obligimet e Kosovës në fushën e ndihmës shtetërore Shkruan: Elton…