Ancelotti: Të gjithë e duam Modriqin, por ai nuk është i lumtur

06 tetor 2023 | 16:09

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se mesfushori Luka Modriq nuk është i kënaqur, ndërsa tha se ai e do shumë veteranin kroat.

Minutat për Luka Modriqin janë të limituar në këtë edicion në klubin e Real Madridit ku deri më tash ka regjistruar vetëm 312 minuta. Këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri Carlo Ancelotti, derisa konfirmoi se mesfushori kroat nuk është i lumtur.

“Modriqi nuk është i lumtur dhe kjo duket qartazi, por unë bisedoj me të çdo ditë dhe ai ende është tejet i motivuar. Askush nuk është si ai në zhveshtore. Ai është lideri. Rëndësia e tij është maksimale. E dua tepër shumë. Të gjithë e duam atë”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jam thellësisht i shqetësuar” ka shkruar senatori demokrat amerikan, Chris…