Tovërlani publikon listën e të ftuarve te U21-shat

07 tetor 2023 | 17:03

Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka zbuluar listën e futbollistëve të Kosova U21 për ndeshjen e tetorit.

Kosova U21 do të përballet me kombëtaren e Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ovcha Kupel Stadium” me fillim nga ora 17:30.

Aktualisht Kosova U21 renditet në vendin e katërt me tre pikë, kurse Bullgaria U21 gjendet në pozitën e dytë me katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenhami ka arritur ta mposht Luton Town, me rezultat 1-0,…