Fitorja e tretë rresht për “vreshtarët”

07 tetor 2023 | 21:58

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në derbin e xhiros së tretë, Rahoveci e mposhti Kastriotin me rezultat 41:33.

Ndeshja e zhvilluar në ambient të bukur sportiv në palestrën “Bill Clinton”, u dominua nga “vreshtarët”. Mysafirët nisën herët shkëputjen dhe krijuan epërsi bindëse që në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit ishte vazhdimisht e lartë. Egzon Gjuka i shënoi tetë gola për Rahovecin, ndërsa nga shtatë i kishin Jeton Bislimi dhe Mali Luzha.

Te Kastrioti plot 14 gola i realizoi Festim Mustafa, ndërsa gjashtë i kishte Vlerson Zherka.
Rahoveci shënoi fitoren e tretë rresht. Ndërkohë Kastrioti ka një fitore e dy humbje.

Tri ndeshjet tjera të xhiros së tretë janë të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pikërisht para 50 vitesh, në 6 tetor të vitit 1973…