Ideja e Joseph: Presion Beogradit duke ia paraqitur Kosovës e Serbisë marrëveshjen ‘merre ose lëre’

08 tetor 2023 | 17:22

Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph tha se Kosovës e ka një ide se si duhet të veprojnë ShBA-ja dhe BE-ja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Këtë ide ai e ka ndarë edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak propozoi që bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Beogradit që “ta zgjedhë Perëndimin”, duke ia paraqitur Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen “merre ose lëre”.

“Miroslav Lajçak i përgjigjet qartë — duke mos iu përgjigjur — sugjerimit tim që BE/ShBA të bëjnë presion ndaj Beogradit që më në fund ta zgjedhë Perëndimin, duke ia paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””, shkroi Joseph në “X”, duke ndarë një video me pyetjet e parashtruara nga ai dhe përgjigjet e Lajçak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio fitoi në Olimpico ndaj Atalantës me rezultatin 3-2, teksa…