OKB-ja: 123 mijë persona janë zhvendosur në Gaza për shkak të frikës dhe shtëpive të shkatërruara

09 tetor 2023 | 11:22

Kombet e Bashkuara thonë se 123,538 njerëz në Gaza janë zhvendosur brenda vendit, kryesisht “për shkak të frikës, shqetësimeve për mbrojtjen dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre”.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shtoi se 73,000 njerëz janë strehuar në shkolla.
Adnan Abu Hasna – zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) pret që shifra të rritet.

“Ka rrymë elektrike në këto shkolla, ne u ofrojmë ushqim, ujë të pastër, mbështetje psikologjike dhe trajtim mjekësor”, thotë ai.

Në Gaza jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Para se të niste sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën, Izraeli paralajmëroi njerëzit që jetonin në zona të caktuara të largoheshin.

“Po i them popullit të Gazës: largohuni prej andej tani, sepse ne jemi gati të veprojmë kudo me gjithë forcën tonë”, tha të shtunën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Hemsworth ka treguar se si jeta e tij ka…