Lukaku: Njerëzit flasin, unë përgjigjem në fushë

09 tetor 2023 | 12:34

Romelu Lukaku ka shfaqur lojë të mirë dhe ka shënuar dy gola në ndeshjen që Roma e fitoi me rezultat 4-1 ndaj Cagliarit. Sulmuesi belg thotë se Roma është Romë dhe nuk mund të thuhet se Roma është e Lukakut.

“Jo, Roma është Romë. Duhet të përmirësohemi, jemi në një pozitë të vështirë, por po rritemi. Ne duhet të bëjmë më mirë për tifozët dhe për qytetin. Ne kemi një popull të tërë pas nesh. Jam i lumtur për fitoren”, ka thënë Lukaku.

“Unë jam profesionist. Kam punuar këtë verë ndërsa njerëzit po flisnin. Unë tregoj se çfarë mund të bëj në fushë”, u shpreh Lukaku. Në tetë ndeshje me Romën, Lukaku ka shënuar shtatë gola, pesë në Serie A dhe dy në Ligën e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria po bëhet gati për sfidën me Republikën Çeke e…