Trajkoviqi frikësohet nga largimi i ‘shumë serbëve’ nga Kosova

09 tetor 2023 | 13:13

Sulmi paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ishte “ishte kulminacioni i veprimeve të pamençura shumëmuajshe nga ta dyja palët”. Kështu ka thënë këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, e cila ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, “janë çift i përsosur me njëri-tjetrin”.

Duke folur për “TUIC Akademi”, Trajkoviqi, e cila në rend të parë i është kthyer ngjarjeve të muajit maj kur Kurti ka instaluar me njësi speciale policore kryetarët shqiptarë legalë në ndërtesat komunale, veprim ky i cili, sipas saj ishte “qartazi përshkallëzues”, teksa më pastaj i është kthyer urdhërimit nga Beogradi që serbët të lëshojnë institucionet  e Kosovës.

“Le të mos harrojmë gjithashtu inkurajimin e keqvlerësuar të Beogradit për serbët lokalë në veri për të braktisur rolet e tyre në zbatimin e ligjit vendor, gjë që rezultoi në pasiguri të mëtejshme dhe rritje të brutalitetit policor dhe arrestimeve arbitrare të serbëve të Kosovës. Pak nga pak, situata është përkeqësuar dhe veprimet nga të dyja palët ringjallën urrejtjen e vjetër etnike në vend që të promovonin pajtimin. Propaganda dhe jo idetë se si të çohet dialogu përpara po del si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi, dhe jeta dhe interesat e njerëzve realë në lojë këtu serbëve të Kosovës  po anashkalohen”.

“Ne jemi të mbërthyer në një lojë egoje të dy liderëve me ideologji problematike dhe kam frikë se kjo do të rezultojë në destabilizimin e mëtejshëm dhe vendimin e shumë serbëve të Kosovës për t’u larguar përgjithmonë nga Kosova. Ndonjëherë mendoj se edhe Kurti edhe Vuçiq do ta mirëprisnin këtë rezultat. Pa serbë në Kosovë, nuk ka nevojë për përpjekje të mëtejshme diplomatike për të gjetur një model të qëndrueshëm për mbijetesën e tyre afatgjatë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës, i…