Haliti në Asamblenë e NATO-s: U dënua vrasja e policit dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it

09 tetor 2023 | 14:20

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, janë duke marrë pjesë në sesionin e 69-të të vjetorit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë situata në Ukrainë dhe gjendja në Kosovë, duke përfshirë vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it.

Haliti ka thënë se mesazhi ishte se NATO-ja do të vazhdojë të jetë neutrale, në përputhje me kompetencat që rrjedhin nga Rezoluta 1244, ndërsa ndërmjetësi kryesor do të vazhdojë të jetë BE-ja.

Kurse ish-ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, tashmë kryetare e delegacionit shqiptar në AP të NATO-s, Mimi Kodheli, ka shprehur shqetësimin e Shqipërisë për situatën në veri, me theks të veçantë për vrasjen e policit të Kosovës dhe plagosjen e KFOR-it. Të njëjtën çështje e ka ngritur edhe delegacioni i Kroacisë në AP të NATO-s. Kjo gjë është dënuar.

Shqetësimi është shprehur edhe për aktet terroriste kundër Izraelit dhe u tregua një solidaritet gjithëpërfshirës me popullin izraelit.

Pas diskutimeve në komisione, në seancën e së hënën folës kryesorë ishin: Kryetari i AP-së së NATO-s, kryetari i Parlamentit të Danimarkës, kryeministri i Danimarkës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky (iu drejtua të pranishmëve përmes video-konferencës). Njëjtë pjesëmarrësve u është drejtuar edhe kryetari i Parlamentit të Ukrainës, ndërsa folësi i fundit në seancë ka qenë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi në konferencën për shtyp…