Kurti: Jam i shqetësuar me krimet kundër civilëve pas sulmeve të Hamasit në Izrael

09 tetor 2023 | 14:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se është i shqetësuar me “krimet kundër civilëve dhe me rritjen e numrit të të vrarëve” pas sulmit të grupit militant Hamas në Izrael.

“I bashkohem thirrjes së aleatëve për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit dhe kërkesës për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Izraeli ka deklaruar luftë formalisht të dielën, duke i dhënë ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Izraeli ka bërë me dije se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 500 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Izraeli ka lidhur marrëdhënie diplomatike me Kosovën në shkurt 2021, një vit pasi e ka njohur pavarësinë e saj të shpallur nga Prishtina më 2008.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dramë ka ‘shpërthyer’ papritur mes ish-çiftit Getinjo dhe Vivien…