![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/Borrell.jpg)
Borrelli mbledh ministrat e Jashtëm të BE-së
09 tetor 2023
| 15:17
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka paralajmëruar takim me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka bërë me dije se takimin do ta thërrasë nesër me ç ‘rast do të diskutohet për situatën në Izrael dhe rajon.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe në rajon”, ka shkruar Borrelli.