Hoxha: Këtë vit presim liberalizimin e vizave

27 gusht 2018 | 19:42

“Këtë vit presim liberalizimin e vizave, për këtë ne kemi filluar informimin e qytetarëve për këtë proces tejet të rëndësishëm, se çka është e çka nuk është liberalizimi, të mirat e lëvizjes së lirë dhe sfidat duke pasur në fokus të rinjtë tanë”, ka thënë sot ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Në takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, Hoxha diskutoi për liberalizimin e vizave, migrimin ilegal si dhe masat parandaluese të këtij fenomeni negativ, bën të ditur një komunikatë nga MIE.

“Ne zotimet tona i kemi realizuar, duke shtuar përkushtimin në të gjitha nivelet, në pajtim me afatet që ta realizojmë me sukses fillimin e lëvizjes së lirë për qytetarët tanë. Informimi i mirë, me të gjitha strukturat e qytetarëve tanë, në veçanti me të rinjtë tanë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të këtij procesi”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se me koordinim sa më të mirë dhe angazhim të shtuar, presim të realizohet ky proces me sukses.

Ministrja Hoxha dhe Ministri Gashi u dakorduan se procesi i integrimit do fuqizuar, duke zbatuar zotimet e masave të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe reformat tjera në këtë proces, duke përafruar vendin me vlerat integruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas vdekjes, presidenti amerikan Donald Trump vijon grindjen e…