Kryeministri izraelit flet për luftën: Ajo që do përjetojë Hamasi do të jetë e tmerrshme, ky është vetëm fillimi

09 tetor 2023 | 19:47

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive lokale në kufirin jugor të Izraelit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se përgjigja e vendit ndaj sulmeve të Hamasit do të “ndryshonin Lindjen e Mesme”.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Netanyahut rreth vizitës nuk e laboroi këtë, por tha se ai u kishte thënë krerëve të këshillit se ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë “e vështirë dhe e tmerrshme”.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ai u tha zyrtarëve se “ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”.

“Ky është vetëm fillimi… ne jemi të gjithë me ju dhe do t’i mposhtim ata me forcë, forcë të madhe”, shtoi ai.

Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmin e tij në Izrael të shtunën. Të paktën 560 janë vrarë në Gaza pasi Izraeli filloi sulmet në përgjigje të sulmeve nga militantët palestinezë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka…