Shala: 24 vjet PDK, 24 vjet rrugëtim, sfidë, suksese dhe krenari
10 tetor 2023
| 11:42
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka përkujtuar 24-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Shala e ka përshkruar rrugëtimin e PDK-së me sfida, suksese dhe krenari.
“24 vjet PDK, 24 vjet rrugëtim, sfidë, suksese dhe krenari”, ka shkruar Shala në “Facebook”, duke bashkangjitur edhe një fotografi të dy liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.