Pesëshja e madhe shkon në Serbi për t’i bërë presion Vuçiqit

10 tetor 2023 | 12:53

Pesëshja e madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të ShBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministres italiane do të shkojnë në Serbi në fund të këtij muaji, raporton gazeta serbe e afërt me regjimin aktual serb “Novosti”.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, në tavolinë do të ketë presion edhe më e fortë që Serbia të zbatojë plotësisht marrëveshjen e Ohrit si të dhe vendosë sanksione ndaj Rusisë, të cilën Vuçiqi po e refuzon me këmbëngulje.

Pas konfliktit në Banjskë, lavjerrësi i fajit në publikun ndërkombëtar “u zhvendos pothuajse brenda natës nga Albin Kurti në palën serbe”, pritet që pesëshja e përmendur ta përdorë këtë për të detyruar Vuçiqin që më në fund të fillojë të bashkëpunojë.

Ekipi pesë anëtarësh ka qenë në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me presidentin Vuçiq, i kishte vendosur ultimatum Serbisë – pranimin e planit gjermano-francez, gjegjësisht evropian, për të cilin më vonë është dakorduar edhe në Ohër.

Kjo vizitë e re është planifikuar pas ngjarjeve në Banjskë ku është vrarë një polic shqiptar.

Pas sulmit terrorist në Kosovë, kanë pasuar deklaratat në të cilat Serbia është evidentuar si agresore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim…