Asani: Gjithmonë ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi

10 tetor 2023 | 12:55

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Ndeshja ndaj çekëve është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, kurse ndaj bullgarëve do të jetë ndeshje miqësore.

Në listën e të ftuarve nga Sylvinho nuk ka se si të mungojë Jasir Asani, i cili është ndër futbollistët kryesorë te Shqipëria.

Sulmuesi nga Shkupi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, nga seanca e sotme stërvitore me “Kuqezinjtë”.

“Gjithmonë një ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi”, shkroi Asani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëshja e madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit…