Gjyqi ndaj Millorad Dodikut do të fillojë më 16 tetor

10 tetor 2023 | 13:12

Fillimi i gjyqit ndaj presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është caktuar për të hënën e 16 tetorit, ka njoftuar të martën Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH).

Në gusht, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Dodikut dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Aktakuza ndaj tyre u ndryshua dhe u konfirmua pastaj më 11 shtator.

Avokatët e Dodikut dhe Lukiqit në kundërshtimet e tyre deklaruan se “vepra penale për të cilën akuzohet Dodiku nuk ekziston, sepse Schmidt është i paligjshëm”.

Më 9 tetor, Gjykata e BiH ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se i ka hedhur poshtë si të pabaza kundërshtimet e mbrojtjes.

Mbrojtjes u janë refuzuar dy kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Jasmine Dedoviq-Qosiq, e cila ka konfirmuar aktakuzën dhe më pas ka refuzuar kundërshtimet.

Në qershor, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska, ka  miratuar ligje në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesittë lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesi i lartë Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt më pas ka vendosur tii shfuqizojë ato.

Dodiku ka nënshkruar dekretin për hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve dhe Lukiqi i ka publikuar ato në Gazetën Zyrtare të Republikën Sërpska.

Kur e ka shfuqizuar ligjin e Republikës Sërpska, Schmidti ka vendosur ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, sipas të cilit mosrespektimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë është vepër penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ligës së Parë, Suhareka e ka emëruar Arsim…