Presidenti i FC Suhareka: Kjo është kërkesa ime për trajnerin e ri

10 tetor 2023 | 13:24

Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj ka folur menjëherë pas emërimit të Arsim Thaqit në postin e trajnerit.

Numri një i skuadrës nga Suhareka që bën gara në Ligën e Parë të futbollit e ka falënderuar ish-trajnerin Begolli, derisa ka bërë të ditur se i ka kërkuar trajnerit të ri Arsim Thaqi të krijojë një grup me karakter fitues të disiplinuar dhe korrekt e lojëra në frymë sportive.

“Duke e falënderuar ish trajnerin z. Begolli, sot në praninë e drejtuesve  dhe futbollistëve të FC “Suhareka” kemi prezantuar trajnerin e ri z. Arsim Thaqi, një trajner tashmë i mirënjohur. Natyrisht koha është ari ndaj, nuk kemi lejuar vetes luks të vazhdojmë pa trajner prandaj kemi bërë zgjedhjen e shpejt por gjithsesi të duhur. Si gjithnjë trajnerit të ri i kam dëshiruar mirëseardhje dhe i kam kërkuar veç angazhimit të tij profesional, të krijojë një grup me karakter fitues të disiplinuar  dhe korrekt e lojëra në frymë sportive. Nga ana e tij z. Thaqi ka falënderuar për besimin që i kemi dhënë duke na premtuar punë, angazhim që të përmbushim synimet e klubit. Në emër të futbollistëve ka falënderuar dhe dëshiruar mirëseardhje trajnerit të ri. Trajnerin e ri dhe  FC Suhareka e presin sfidat e reja në vazhdim të garave”, ka thënë Aliaj.

 

 

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se ‘Izraeli do ta…