Netanjahu: Do ta zhdukim Hamasin, ajo që do bëjmë do të mbahet mend gjatë

10 tetor 2023 | 13:21

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se ‘Izraeli do ta zhdukë Hamasin’.

Netanjahu që erdhi në pushtet për herë të parë më 1996 dhe ka shërbyer si kryeministër në tri qeveri izraelitë, ka thënë se ‘Izraeli planifikon të zhvendosë forca të papara ndonjëherë në Gaza’, ‘gjë që do të mbahet mend për gjenerata’ sipas tij.

‘Ne sapo kemi filluar luftimet ndaj Hamasit’, tha Netanjahu në një adresim televiziv, mbrëmë, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.

“Çka do të bëjmë ndaj armiqve tonë ditëve në vazhdim, do të mbahet mend për gjeneratat e ardhshme. Terroristët e Hamasit rrëmbyen e masakruan fëmijët tonë. Hamasi është ISIS”, tha Netanjahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka…