Zyba, afër transferimit te Osijeku

10 tetor 2023 | 14:55

Epoka e Qëndrim Zybës te skuadra e Ballkanit duket se është drejt fundit. Gjigantët kroatë, Osijek, kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin kosovar.

Më saktësisht tekniku Zoran Zekiq që akoma nuk e ka marrë zyrtarisht drejtimin e Osijekut, thuhet se ka shprehur interesim për Zybën. Kështu ka raportuar sot “Kosovo Football”.

Zekiq që ishte pjesë e Partizanit të Shqipërisë është shitur te Osijek dhe kërkesa e tij e parë te klubi kroat thuhet të jetë mesfushori Qëndrim Zyba.

22-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me kampionët e Kosovës, ndërsa është grumbulluar edhe nga kombëtarja A për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të martën…