Gërvalla në Strasburg: Po angazhohem për ta shfaqur të vërtetën e 24 shtatorit

10 tetor 2023 | 16:36

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë me dije se është duke qëndruar për vizitë në Strasburg, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, ajo ka thënë se po angazhohet me delegacione të shumta për të nënvizuar rëndësinë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe për të prezantuar të vërtetën e agresionit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator.

“Progresi i rëndësishëm i Kosovës në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit është i pamohueshëm. Prandaj, anëtarësimi në Këshillin e Evropës përfaqëson një hap të rëndësishëm për demokracinë tonë të gjallë, duke nënvizuar angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve themelore”, ka shkruar Gërvalla në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 11.10.2023 Punime të…