24-vjetori i themelimit të PDK-së, Krasniqi takon disa nga themeluesit e kësaj partie

10 tetor 2023 | 16:43

24-vjetori i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) s’mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik, ata të cilët u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese.

Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me anëtarët e Këshillit Ppolitik të kësaj partie.

“Prandaj, sot, në selinë e PDK-së takova anëtarët e Këshillit Politik, që krahas përvjetorit të partisë të shënojmë edhe një vjetorin e themelimit të këtij këshilli. U shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe të PDK-së për kontributin e tyre të çmuar kombëtar, institucional e partiak.  Bashkë me brezat e rinj do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për një të ardhme më prosperuese për Kosovën! 24 vjet krenari!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë me…