Dritan Goxhaj lirohet nga burgu: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, nuk na trembin dot

10 tetor 2023 | 19:18

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit Tiranë, ka mbajtur një fjalë të shkurtër për media, ku ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se askush nuk i tremb dot luftëtarët e kësaj kauze.

“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë. Ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm t’u tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”.

Kështu ka thënë shkurtimisht Goxhaj, pas lirimit të tij.

Apeli e mori vendimin për të liruar Goxhajn, pasi refuzoi edhe ekstradimin e tij drejt Hagës, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës.

Goxhaj u arrestua më 31 korrik me urdhër të kësaj gjykate.

Kujtojmë që, kërkesa për arrestimin e tij erdhi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Institucionet e drejtësisë patën sqaruar se ndalimi është bërë pasi Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Gjykatësi i vetëm kishte lëshuar fletë-arrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (‘shteti pritës’).

Gjithashtu, gjykatësi i vetëm autorizoi kontrollimin e vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin e materialeve gjate kontrollimit të tyre.

Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar urdhër-arrest për Goxhajn, i cili ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

Policia ushtroi kontroll, me kërkesë të Gjykatës Speciale, e cila më herët ka dërguar në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Prishtinës.

Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës, konfirmoi për Albanian Post se ish-oficeri i UÇK-së u arrestua pasi dyshohet se ka kryer veprën penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

“Mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu Griep bëri të ditur se më vonë “do të jepet më shumë informacion” lidhur me prangosjen e Goxhajt në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, i…