Rritet në 2.4 milionë euro fondi për mbështetje të projekteve të komuniteteve joshumicë

28 gusht 2018 | 11:56

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur në takim grupin e deputetëve përfaqësues të komunitetit joshumicë, Veton Berisha, Emilija Rexhepi dhe Etem Arifi, me të cilët ka diskutuar rreth mbështetjes që kjo ministri është duke ju dhenë projekteve kapitale për komunitetet joshumicë.

Fillimisht kësaj ministrie i ishin ndarë mjete prej 1.8 milion euro për projekte kapitale, “Mbështetje për komunitetet joshumicë” për komunitetet, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe goran.

Në këtë kontekst, ministri Reçica ka njoftuar deputetët se këtij fondi, në koordinim me Ministrinë e Financave, i janë shtuar edhe 600 mijë euro, duke rritur kështu fondin në 2.4 milionë, për mbështetje të projekteve për komunitetet e lartpërmendura.

“Me anë të këtij fondi, në bashkëpunim edhe me komunat e Kosovës, po synojmë që t’i mbështesim të gjitha projektet e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, dhe goran. MPMS-ja, në kuadër të objektivave të saj për rritje të mirëqenies sociale, po bënë përpjekje maksimale për të siguruar mirëqenie të mirëfilltë për të gjitha kategoritë e shoqërisë në vend”, ka deklaruar Reçica.

Ndërsa deputetët kanë falënderuar ministrin Reçica për përkrahjen që po i jep komuniteteve joshumicë, duke theksuar se një mbështetje e tillë i kontribuon sigurimit të një mirëqenie stabile për këto komunitete.

Të dy palët janë pajtuar për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të ngjashme në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim(LB) ka mirëpritur gatishmërinë e BE-së për mbështetje…