Netanyahu dhe opozita bien dakord për të formuar një qeveri emergjente

11 tetor 2023 | 16:10

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Benny Gantz kanë rënë dakord të formojnë një qeveri emergjente.

Do të ngrihet gjithashtu një “kabinet lufte”, me Netanyahun, Gantzin dhe ministrin e Mbrojtjes të vendit.

Kjo do të thotë se gjatë periudhës së luftës, “nuk do të promovohet asnjë projektligj apo vendim i qeverisë që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës” dhe të gjitha emërimet e larta do të zgjaten automatikisht gjatë periudhës së luftës.

Pas sulmit tronditës nga Hamasi gjatë fundjavës dhe përgatitjeve në Izrael për të menaxhuar një luftë të zgjatur, disa nga partitë e qendrës së majtë të Izraelit kanë ofruar t’i bashkohen qeverisë së Netanyahut.

Ideja për formimin e një qeverie emergjente është biseduar të shtunën, por mosmarrëveshjet janë shfaqur për kundërshtimin e opozitës ndaj ministrit ekstremist të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, të cilin ajo e akuzon për ndezjen e situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Real Madridit, Jose Maria Guti, ka  thënë që…