Matoshi për fotografinë e Osmanit: Kjo e quan veten rugoviste, Rugova s’ka qenë njeri i armëve

11 tetor 2023 | 21:35

Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka komentuar fotografinë e presidentës Vjosa Osmani të postuar gjatë ditës së sotme me armë në dorë.

Ai tha se presidentja Osmani e quan veten ‘rugoviste’.

“Kjo e quan veten rugoviste, këtu është hipokrizia e saj, Rugova e ka mbrojtë intensen e tij paqësore deri në frymën e tij të fundit, ai ka qenë humanist nuk ka qenë njeri i armëve”, tha ai në Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për situatën politike…