Gjillasi thotë: Vuçiqi është peng i Radoiçiqit

12 tetor 2023 | 08:45

Kreu i Partisë Liri dhe Drejtësi (PLD) Dragan Gjillas ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është peng i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, sepse ai ka frikë nga që ai (Radoiçiqi) mund të tregoj shumëçka.

Vuçiqi më herët ka thënë se Radoiçiq është përgjegjës para autoriteteve gjyqësore dhe se ai ende nuk është akuzuar dhe se hetimi do të tregojë se ku i ka marrë paratë për shtëpinë luksoze dhe për blerjen e armëve të përdorur në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në afërsi të Banjskës.

Presidenti serb u kishte thënë gazetarëve në Beograd se “njeh shumë të tjerë që kanë pasuri edhe më të madhe”, ndër të cilët përmendi Gjillasin dhe kryetarin e Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Mirosllav Alleksiqin

Gjillasi ka thënë për portalin serb “Nova.rs” se Vuçiqi është sot njeriu më i pasur në Serbi dhe se bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë më të pasur se njerëzit të cilët gjithë jetën merren me biznese serioze.

“Dhe përkundër gjithçkaje që ka, duke përfshirë edhe pushtetin e pakufizuar, ai është peng i Radoiçiqit sepse ka frikë se çfarë mund të tregojë ai. Para 10 vjetëve Radoiçiqi nuk ka pasur asgjë – sot ai është ndër njerëzit më të pasur në Serbi”, ka thënë Gjillas.

Ai ka deklaruar se e njëjta gjë vlen edhe për qindra të tjerë që nuk kanë pasur asgjë derisa Vuçiqi erdhi në pushtet në vitin 2012.

Gjillas gjithashtu ka thënë se ata gjithmonë mund të shpikin çfarëdo që duan për të, siç janë llogaritë për Maricius, për të cilat pikërisht Vuçiqi ishte i pari që foli.

“Kur Rrjeti Ndërkombëtar Hulumtues i Gazetarëve zbuloi se të gjitha gazetat me të cilat ata “tundnin” ishin falsifikime dhe kur mediat botërore publikuan emrin e njeriut që i bëri ato falsifikime në emër të Vuçiqit dhe ekipit të tij, të gjithë heshtën”, ka përkujtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pyetur a ka demokraci në Bashkësinë Islame të Kosovës,…