Thaçi ripërsërit idenë e tij: Po bashkimit të Luginës me Kosovën

28 gusht 2018 | 14:11

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi,  ka ripërsëritur qëndrimin e tij  pro bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën, por se është kundër ndarjes dhe shkëmbit të territoreve.

“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

Thaçi pritet që të zhvillojë takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Dy shtetet synojnë të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, derisa presidentët e tyre kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mori pjesë në takimin e…