Haliti: LV-ja është çuar në krahë të majtë

12 tetor 2023 | 12:13

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë të enjten se Vetëvendosje nuk është duke marrë pjesë as në mbledhjet e komisionit e as në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Unë dua të ju them të gjithëve që LV-ja ishe çuar në krahë në majtë. Nuk e di pse e kanë këtë vendim të sotëm sepse edhe në Komision nuk erdhën, për Politikën të Jashtme, nuk erdh as zëvendëskryeministri që pat me votuar por as pjesëmarrësit në Komision përjashtuar kryetares që e nënshkroi pjesëmarrjen dhe pastaj në kundërshtim me rregullat i kërkoj atij djalit me e fshi atë”, ka thënë ai.

Kritika Haliti ka pasur edhe pjesëmarrjen në takime jashtë vendit të zyrtarëve të shtetit pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Tani unë nuk e di ndoshta duhet me marrë juristë, por këto çështje janë të përcaktuara dhe të paracaktuara. Komisionet funksionojnë baras me opozitën. Nuk mundet pozita me shkuar në emër të Parlamentit askund si Komision pa opozitën. Z. kryetar kujdes në këtë çështje. Komisionet kanë kryetar e dy nënkryetar dhe përfaqësimi duhet të jetë kështu dhe pastaj përfaqësimi i opozitës”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britney Spears u ndalua nga policia e Kalifornisë muajin e…