Hoxhaj: Veprimet terroriste të Hamasit na kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS-i

12 tetor 2023 | 13:16

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se veprimet e kryera nga grupi terrorist Hamas kundër Izraelit, “na kujtojnë tmerret e kryera nga grupi terrorist ISIS”.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë aleate e fortë e këtij shteti, Kosova qëndron fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit.

“Si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë një aleate e fortë e Izraelit, ne qëndrojmë fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit dhe të drejtën e tij legjitime për të mbrojtur popullin, shtetësinë dhe sigurimin e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.

Më tutje, në shkrimin pasues ai  ka thënë se veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij, janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS-i.

“Veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS. Unë besoj fuqishëm se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për luftimin e terrorizmit. Mendimet e mia janë me Izraelin dhe familjet e viktimave”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorët e tregut nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan kanë…