Guvernatori Ismaili zhvillon takime me zyrtarë të lartë të FMN-së, BB-së dhe IFC-së

12 tetor 2023 | 13:27

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, gjatë qëndrimit të tij në Marakesh po vazhdon të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore (BB) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Në ditën e tretë të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, guvernatori Ismaili ka bashkëbiseduar me zëvendësdrejtorin e Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit në FMN, Miguel Savastano, me zëvendëspresidentin e i IFC-së për Evropë, Alfonso Garcia Mora, drejtoreshën rajonale të IFC-së, Rana Karadsheh dhe drejtorin ekzekutiv të Konstituencës në FMN, Daniel Palotai.

Gjatë takimeve të ndara, janë prezantuar aspektet kryesore të bashkëpunimit dhe prioritetet zhvillimore ndërmjet BQK-së dhe këtyre institucioneve financiare ndërkombëtare.

Po ashtu, guvernatori Ismaili është zotuar për një dialog konstruktiv dhe se është premtuar përkrahja dhe avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve institucionale.

Guvernatori Ismaili gjatë ditëve në vijim do të ketë takime edhe me guvernatorë të bankave qendrore dhe institucionet tjera financiare pjesëmarrëse, krahas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim në Programin “Reserve Advisory & Management Partnership” (RAMP), të Thesarit të Bankës Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher…