MMPH-ja përkrahë Obiliqin me 200 mijë euro

28 gusht 2018 | 15:32

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka pritur të martën në takim kryetarin e komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, me të cilin kanë nënshkruar një  memorandum bashkëpunimi realizimin e projektit ” Ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit të fshatit Breznicë-Kozaricë, Obiliq”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi ud. Ministri Matoshi vlerësoi se ky projekt ka  rendësi të madhe për banorët e këtyre dy fshatrave dhe kap vlerën prej 200,000.00 euro,  kurse për këtë vit  MMPH-ja,   këtë projekt e financon në vlerë prej : 100.000.00 eurosh.

Ai po ashtu,  theksoi se do të mbështes  komunën e Obiliqit në përmirësimin e gjendjes se mjedisit pasi që sipas tij kur është në rregull Obiliqi gjithë vendi ynë do të jetë i pastër dhe me një ajër më të mirë.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi pasi falënderoi ud. Ministrin Matoshi, u zotua që do të angazhohet që ky projekt të realizohet me suksese.

Ud. Ministri Matoshi e kryetari Gashi u zotuan që do të vazhdojnë  bashkëpunimin në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Komunën e Obiliqit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) nëpërmjet një komunikate për medie…