Ish-luftetari i UÇK-së, Ridvan Tahiri: Policët duhet ta kenë rrogën më të madhe se deputetët

12 tetor 2023 | 19:42

Ish-luftetari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot për rezolutën për mbështetje për Policinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se zyrtarët policor duhet të paguhen sa një deputet i Kuvendit të Kosovës.

“E mira e të mirës të mos bëhet pazar politik, qoftë nga opozita dhe pozita, të mos i shfrytëzojnë këto ligje për të fituar benefite politike. Policia nuk është as e opozitës dhe pozitës është e shtetit të Kosovës, është mirë të votohen ligjet dhe ato pazaret politike munden t’i bëjnë pa qenë fjala për polici hiç”.

“Secili zyrtarë policorë që e bën detyrën dhe që e vesh uniformën ai e di që e ka jetën çdo ditë në rrezik. Një polic tamam që duhet t’i shërbejë një shteti së pari duhet të ketë logjistikën, një pagë të mirë, sigurimin shëndetësor”.

“Një polic duhet t’i ketë të gjitha edhe më shumë se një deputet i Kosovës, çka ka një deputet që mundet ta ketë pagën sa dy herë ajo e policit, e pse mos ta ketë një polic një rrogë të mirë që mundet edhe vet ta mbulojë sigurimin shëndetësor, këtë pyetje e kam nëse na dëgjon një politikan”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të ndeshjes së Kombëtares me Çekinë, tifozët kuqezi…