Albin Kurti dhe Edi Rama të ndarë edhe në stadium

12 tetor 2023 | 21:54

As kombëtarja kuqezi, në ndeshjen e rëndësishme përballë Çekisë nuk ka shërbyer për të bashkuar Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

Në pamjet e kapura brenda stadiumit shihet që kryeministri shqiptar ndodhet në zonën VIP në katin e parë, e ndërsa Kurti në të dytin.

Nuk dihet nëse ka pasur më parë një shtrëngim duarsh.

Kryeminstri shqiptar, Edi Rama, ka pasur qëndrim të ashpër ndaj Kurtit për situatën në veri të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, ku u miratuar rezoluta për Kosovën, Rama tha se “Kosova po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman”.

Gooool, Shqipëria kalon në epërsi me super golin e Jasir Asanit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Çeki, një…