Albion Rrahmani detyrohet t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar ndaj Andorrës

13 tetor 2023 | 11:33

Albion Rrahmani pësoi dje një lëndim në ndeshjen që Kosova e zhvilloi në udhëtim ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Rrahmani u desh të zëvendësohej në minutën e 66-të të takimit dhe të zëvendësohej nga ish-bashkëlojtari i tij te Ballkani, Meriton Korenica.

Përmes një njoftimi Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se Rrahmani ka thyer kyçin e këmbes së djathtë, me ç’rast duhet t’i nënshtrohet një operimi.

Njoftimi i FFK-së:

Në ndeshjen e mbrëmshme Andorrë – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sulmuesi ynë Albion Rrahmani ka pësuar lëndim, me ç’rast menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella. Pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë qenë të prekur nga lëndimi i Albionit, por presin që ai ta kalojë sa më shpejtë periudhën e rehabilimit dhe të kthehet edhe më fuqishëm për ta treguar talentin e tij në skenën ndërkombëtare.

FFK është e përkushtuar që të kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e Albionit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me klubin e tij Rapid Bukuresht dhe ekspertët mjekësorë për të siguruar që operacioni dhe rehabilitimi i tij të jetë sa më i suksesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë (OEAK), i…