AAK-ja kritikon pushtetin për bojkotimin e seancave dhe komisioneve

13 tetor 2023 | 12:24

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka adresuar një varg kritikash në drejtim të mazhorancës për bojkotim të seancave dhe komisioneve parlamentare.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, ka thënë se bojkotimi i të gjitha kërkesave të opozitës është i paarsyeshëm.

Lekaj ka thënë se AAK-ja i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet në të mirë të qytetarëve.

“Qëndrimi i mazhorancës për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare”.

“Prandaj ne jeni të shqetësuar dhe kërkojmë një zgjidhje dhe të dominojë qytetari dhe jo Lëvizja Vetëvendosje. Ne si AAK i kemi përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve”.

“Ne qëndrojmë fortë në kërkesat e qytetarëve dhe do të këmbëngulim. E patë me çfarë injorance që thirreshin në heroizëm, ata nuk e votuan rezolutën që kërkon përkrahje për Policinë e Kosovës”, ka thënë Lekaj në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ishte pjesëmarrës në hapjen e edicionit të…