Vritet një mësues gjatë një sulmi me thikë në një shkollë në Francë

13 tetor 2023 | 14:05

Një mësues është vrarë dhe dy persona të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë në një shkollë në Francë, kanë njoftuar zyrtarët francezë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Gambetta, në qytetin verior Arras.

Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se sulmuesi është arrestuar.

Sulmuesi bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar”, apo në shqip “Zoti është më i madhi” gjatë sulmit,  ka thënë policia për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Televizioni francez “BFMTV” ka raportuar se vëllai i sulmuesit është ndaluar nga policia, po ashtu.

Mësuesi i vrarë ishte mësimdhënës i gjuhës frënge, derisa i mësimdhënësi i edukatës fizike u plagos nga therja me thikë.

Policia  ka thënë se e ka situatën nën kontroll./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Merovci ka njoftuar se dje u takuan familjet e…