Më 4 shtator mbahet seanca e jashtëzakonshme për dialogun

28 gusht 2018 | 16:47

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se më 4 shtator do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, për siç ka thënë ai nxjerrjen e një rezolute e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi të negociojë tërësinë territoriale të Kosovës.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018. E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë. Duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bëhemi bashkë për të ndaluar Presidentin që të nxjerrë në pazar territorin e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Qeverisë është bërë emërimi i Drejtorit të…