Blinkeni takohet me Abbasin, kërkon koordinim për ta parandaluar zgjerimin e konfliktit

13 tetor 2023 | 14:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas për të diskutuar për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Blinkeni ka potencuar se është koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

“Pata rastin të takohem me presidentin e Autoritetit Palestinez, Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Kam detajuar përpjekjet e ShBA-së për t’u koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, ka shkruar Blinkeni në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sara Hoxha, e cila është pjesë e kastit të filmit…