Hoti, Kurtit: Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?

13 tetor 2023 | 14:47

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë Kurti lidhur me shpërndarjen e buxhetit.

Hoti ka pyetur se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro? Ai ka thënë se nuk ka shenjë se këto mjete janë harxhuar në ndonjë projekt.

“Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 vjet mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Triumfi ndaj përfaqësueses së Paraguait, nuk është e vetmja “fitore”…