Infantino me një mesazh solidariteti: Bota e futbolli qëndron me popullin e Izraelit dhe Palestinës

13 tetor 2023 | 16:39

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka shkruar krerëve të federative të futbollit izraelit dhe palestinez, duke shprehur ngushëllimet e tij për luftën e tmerrshme që nisi javën e kaluar në një konflikt që ka marrë më shumë se 2700 jetë deri më tani.

Letra e Infantinos vjen pasi presidenti i UEFA-s, Ceferini i ka shkruar gjithashtu kreut të Federatës së Futbollit të Izraelit për të shprehur ngushëllimet e tij.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të thella për Federatën e Futbollit të Izraelit dhe Federatën e Futbollit të Palestinës në dritën e dhunës së tmerrshme që ka ndodhur ditët e fundit”.

“Është zemërthyese dhe tronditëse të shohësh një rajon, njerëzit e të cilit kanë njohur vuajtje kaq të thella për kaq shumë kohë, të vuajë edhe më shumë. Bota e futbollit qëndron fort në solidaritet me popullin e Izraelit dhe Palestinës dhe me të gjitha viktimat e pafajshme që kanë paguar një çmim të papërshkrueshëm.

FIFA i bashkohet thirrjes për një fund të menjëhershëm të armiqësive dhe për lehtësim të menjëhershëm nga vuajtjet e njerëzve të Izraelit dhe Palestinës. Sigurisht, ne e dimë se futbolli nuk mund të zgjidhë problemet e botës, por ai mund të luajë qoftë edhe një rol të vogël për të sjellë një dritë shprese aty ku duket se ka vetëm errësirë përpara”, ka thënë presidenti i FIFA-s, duke vënë në dukje se federate globale do të japë një ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi…